Kartë Shëndeti EY Club

15 vjet pranë jush
ME SHËNDET PA PËRPIKJE.

Kompania

Përbërësi kryesor i aktiviteteve të kompanisë është fushë e shëndetit dhe konkretisht importi – tregtimi i pajisjeve mjekësore, materialeve shpenzuese mjekësore dhe lëndëve mjekësore, si dhe zhvillimi dhe promovimi i programeve të shëndetit për llogari të palëve të treta.

Selia e kompanisë ndodhet në adresën Adrianopoleos 3 në Selanik, ku ndodhet dhe struktura autonome me kapacitet 30 vende pune.

Kompania ka krijuar partneritete me disa nga njësitë më të rëndësishme diagnostikuese të Greqisë, si dhe me shumë spitale dhe klinika private.

Në tetor të vitit 2010, u krijua programi EY Club, i cili siguron anëtarëve të tij qasje në një rrjet mjekësh të zgjedhur, qendra diagnostike dhe klinika private për trajtimin e menjëhershëm dhe cilësor të çështjeve shëndetësore në fushën e parandalimit, diagnostikës dhe trajtimit.

Që atëherë, dhe me një ndjesi të plotë të punës sociale që bën, fokusohet në zhvillimin e Kartës Shëndeti EY Club në të gjithë territorin, duke ofruar mijëra njerëzve shërbime shëndetësore me cilesi më ekonomi pa nevojën për miratime, vonesa, mundime dhe lista pritjeje.

Kartë Shëndeti që besoni për 15 vjet!

Me 15 vjet përvojë, Karta e Shëndetit EY Club siguron akses në shërbime mjekësore cilësore për të gjithë. Me një rrjet profesionistësh të specializuar në shëndet dhe qendra mjekësore moderne, kujdesemi për shëndetin tuaj me besnikëri dhe besueshmëri. Zgjidhni ne dhe përfitoni nga privilegjet që e bëjnë kujdesin për shëndetin tuaj më të arritshëm se kurrë.

EY Club me Ndjenjë Përgjegjësie

  • Përballë mijëra anëtarëve për të gjitha moshat, grupeve shoqërore dhe çdo shtrese profesionale që na besuan atë që kanë më të rëndësishëm shëndetin e tyre, të familjeve të tyre dhe të njerëzve të dashur.
  • Edhe për ata që do të kenë nevojë për ndihmën tonë në një moment të vështirë pa qenë anëtarë të kompanisë sone.
  • Për të gjithë mjekët dhe grupet mjekësore që na nderojnë me besimin e tyre.
  • Për stafin dhe punonjësit e Grupit që punojnë çdo ditë me mundim për të shërbyer sa më mirë… njeriun.

Parimet tona

Çfarë për ju është e drejtë,
për ne është detyrim.

Akses në shërbime shëndetësore të nivelit të lartë, duke rinovuar vazhdimisht listën e përfitimeve, zbritjeve dhe ofertave.

Çdo veprim i yni ka për qëllim forcimin e dinamikës së Kartës së Shëndetit EY Club,
përdorimi i së cilës ka si qëllim lehtësimin, përmirësimin dhe përditësimin e jetës së anëtarëve tanë.
Sigurojmë për anëtarët tanë Shëndet me dinjitet, pa mundime.

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Karta e Shëndetit EY Club zhvillon çdo ditë:

 Aktivitete informuese dhe sociale me qëllim njohjen dhe parandalimin.

  Ngjarje ofrimi testesh falas.

  Ngjarje me qëllim sensibilizimin e publikut për grupe shoqërore të ndjeshme (personat me aftësi të kufizuara, individë që vuajnë nga Alzheimeri, etj.).

  Partneritete me shoqata të personave me aftësi të kufizuara, Qendrën e Mbështetjes për Familjen (K.E.S.O.), familjet me shumë fëmijë.

  Bankë Gjakut të organizuar me qindra vullnetarë, në gjendje të mbështesë menjëherë nevojat emergjente të anëtarëve dhe familjeve të tyre.

EY Club është ngushtësisht i lidhur me shoqërinë (Përgjegjësia Sociale). Si një program shëndeti i gjallë, i sensibilizuar, aktiv dhe dinamik që ka nxjerrë në pah fuqinë dhe përfitimet e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes.

Bankë Gjakut

Në EY Club besojmë në jetën, mbështesim njeriun, me punë dhe përpjekje të vazhdueshme. Në këtë rrugë, shokë udhëtimi, janë mijëra njerëz. Ideja e dhurimit të gjakut, fillimisht nga punonjësit e kompanisë, u bë një iniciativë e fuqishme dhe u krijua Banka e Gjakut e EY Club, për të përfituar shumë më tepër njerëz kur ata kanë nevojë për diçka kaq të thjeshtë, por kaq të vështirë për t'u gjetur kur e ke në nevojë. Banka e Gjakut e EY Club u krijua me mbështetje nga Departamenti i Dhurimit të Gjakut i Spitalit Universitar AHEPA.
Dhe pas fillimit, lufta vazhdon…
Për një jetë dhurimi, një jetë solidariteti shoqëror, një jetë dinjiteti!

Gjak i sigurt, shpëton jetë!